Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit


Kryeministri Edi Rama, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe zyrtarë të lartë të shtetit, zhvilluan homazhe në nderim të Dëshmorëve të Kombit.

Të pranishëm janë dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Prefekti i Tiranës, e personalitete të tjera shtetërore.

Sot, është Dita e Dëshmorëve të Kombit që kanë dhënë jetën e tyre për liri.

Ajo e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.