Vendosni fjalën kyçe....

Igli Cara takime me banorët e Shkozetit në Durrës: Në 14 maj bëjmë ndryshimin


Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Durrësin Igli Cara ka zhvilluar një takim me banorët e Shkozetit.

Ai ka dëgjuar shqetësimet e qytetarëve ndërsa ka prezantuar vizionin e tij për Shkozetin e Durrësin.

Cara shkruan se në 14 maj vjen ndryshimi i shumëpritur.

“Në Shkozet, problemet dhe shqetësimet e njerëzve janë të prekshme dhe pa zgjidhje prej vitesh. Në 14 maj bëjmë ndryshimin. Vëmendje dhe kujdes për hallet e tyre. Qyteti je ti!” – shkruan Cara.