Vendosni fjalën kyçe....

‘Nisma Thurje’ takime në Tiranë: Pas 30 vitesh, shqiptarët kanë të njëjtët emra në fletët e votimit


Nisma Thurje ka vijuar edhe sot turin  e takimeve me qytetarët e Tiranës, ku garon për Këshillin Bashkiak.

Gjatë takimit në zonën e Xhamllikut, drejtuesi i Nisma Thurje Endri Shabani tha se ka nevojë për ndryshim në qeverisjen  e vendit.

Ai theksoi se kandidatët e Nisma Thurje kanë lindur në vitet ’90 ndërkohë që Berisha, Rama e Meta kanë qenë asokohe në pushtet.

“Tridhjetë vjetë  më vonë, në fletën e votimit, shqiptarët kanë të njëjtat emra. Prandaj këtë 14 maj të votojmë krejt ndryshe, nëse duam një Tiranë të ndryshme nga kjo që kemi deri më sot.” – sha Shabani.

Kandidati i opozitës për Durrësin Igli Cara, tha sot se premtimet e bëra prej tij gjatë fushatës nuk kanë lidhje me grantet e qeverisë.

Gjatë një takimi me qytetarët durrsakë, ai denoncoi deklaratat e kreut të qeverisë se do bllokojë fondet në bashkitë ku do ketë kryebashkiakë të opozitës. Sipas Carës, ‘ky  ëështë shteti që e bën Rama si t’i dojë qejfi’.

“Nuk janë premtime që varen drejtpërdrejt nga qeveria Rama. Nuk fola aspak për grante që do marr nga qeveria. Mendo që Rama nuk ka të drejtë të bllokojë fondet që i takon qytetit të Durrësit. Sepse grantet janë të pakushtëzura. Ky është shteti, që e bën Rama si t’i dojë qejfi, këtu jap këtu nuk jap.” – tha Cara.