Vendosni fjalën kyçe....

Boçi takohet me Glover: OSBE të ruajë standardet e zgjedhjeve përpara se ato të bëhen të papranueshme


Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Elbasanin, Luçiano Boçi, ka zhvilluar një takim me shefen e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ ODIHR, Audrey Glover.

Bopi nëpërmjet një statusi në Facebook, shprehet se i ka përcjellë Glover shqetësimin se OSBE duhet të vijojë mbështetjen e ruajtjes së standarteve zgjedhore.

Boçi ka vijuar më tej se deklaratat e Ramës se ai nuk do të bashkëpunojë me askënd prej opozitës janë antikushtetuese dhe se çdo mbështetës i opozitës ka marrë thirrje telefonike ose kërcënime direkte te puna dhe tek biznesi.

 

Statusi i Boçit

OSBE/ODIHR duhet të mbështesin ruajtjen e standardeve të zgjedhjeve të 14 majit përpara se këto standarte të bëhen të papranueshme, siç po ndodh!

Këtë i përcolla sot në zyrën time zgjedhore ambasadores së nderuar të OSBE/ODIHR, shefes së misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve – znj. Audrey Glover dhe delegacionit që e shoqëron atë.

Deklaratat e vazhdueshme të Ramës se ai nuk do të bashkëpunojë me askënd prej opozitës janë antikushtetuese dhe dëshmon frikën e tij për humbjen e zgjedhjeve.

Pre muajsh punonjësit e administratës janë nën presion të drejtpërdrejtë për të dorëzuar 10-20 karta identiteti.

Çdo mbështetës i opozitës ka marrë thirrje telefonike ose kërcënime direkte – te puna dhe tek biznesi.

16.000 përfitues të ndihmës ekonomike janë thirrur dhe këshilluar për cilin të votojnë që të mos humbasin ndihmën.

Organet ligjore të Bashkisë janë inaktive dhe mijëra vende pune janë krijuar përkohshëm – për të ndikuar votën.

Ne presim që organizmat ndërkombëtare të ndërhyjnë për të ndaluar këtë veprim antikushtetues të një bashkie që është alarmuar prej ndjesisë së humbjes.