Vendosni fjalën kyçe....

Igli Cara: Nuk jemi kundër projektit për Portin e Durrësit, qeveria po e përdor për të mbuluar vjedhjen prej 3 miliardë euro


Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara, ka komentuar Portin e Durrësit duke thënë se opozita nuk është kundër projektit.

Cara shkuan në rrjetet sociale se ky projekt nuk do të shkonte më shumë se 20 milionë euro.

Sipas tij, e gjithë kjo që po bëhet është një mbulesë për të mbuluar vjedhjen e madhe që po bëhet me pronat e portit, që sipas revistës Monitor shkon në 3 miliardë euro.

Ne si durrsakë e kemi menduar shpesh që Porti i Durrësit të kthehet në një port jahtesh. Nuk jemi kundër që të kalojë në një marinë detare. Projekti i Marinës nuk shkonte më shumë se 20 milionë euro. Pra jo më shumë se 1 % të vlerës. Pra nga 2.1 miliardë euro, nuk shkonte më shumë se 20 milionë euro. E gjitha kjo ka qenë një koperturë për të mbuluar vjedhjen e madhe. Kush është vjedhja e madhe, është vjedhja e tokave e pronave të portit, që sipas revistës Monitor shkon në 3 miliardë euro”, u shpreh Cara.