Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Rama ka mendjen të bëjë ministra të afërmit e tij, është koha për ndryshim


Kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi pas rezymesë duke treguar situatën ekonomike sociale të vendit ka folur edhe për lëvizjet e fundit në kabinetin qeveritar.

Basha thotë se Rama bëri ministra miqtë dhe të afërmit e tij, ndërkohë familjet shqiptare vuajnë krizën ekonomike dhe shëndetësore.

Familjet shqiptare vuajnë krizën e rëndë ekonomike dhe shëndetësore, Rama e ka mendjen ti bëjë ministra miqtë dhe të afërmit e tij. Policia përdor dhunë ndaj të rinjve, Rama paguan charter dhe bileta klasi të parë për shopping në dyqanet luksoze në Neë York. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e saj. Durimit i ka ardhur fundi! Është koha për ndryshim”-shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *