Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj nxjerr videon e ironizon Berishën: S’do ju ketë pëlqy stadiumi se s’ka shpjegim tjetër


Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka ironizuar braktisjen e stadiumit nga të pranishmit në kohën kur Berisha po mbante fjalën përmbyllëse të çeljes së fushatës së opozitës për zgjedhjet vendore te 14 majit.

Teksa ka postuar një video, ai shkruan me ironi se mbase të pranishmëve s’ukja pëlqyer stadium që janë larguar duke e lënë atë bosh.

“S’do ju kete pelqy stadiumi, se s’ka shpjegim tjeter.” – shkruan Veliaj.

Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ çeli sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet vendore të 14 majit. Ceremonia u mbajt në stadiumin ‘Air Albania’.