Vendosni fjalën kyçe....

“Ndryshimi fillon nga duart e tua”- Çfarë ndodhi në çeljen e fushatës të koalicionit “Bashkë Fitojmë”


Sot koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” çeli fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 14 majit ku 61 kandidatë do luftojnë për 61 bashki të vendit.

Koalicioni “BF” ndryshe nga fushatat e tjera këtë herë zgjodhi ta hapte fushatën në stadium.

Në Air Albania partitë e koalicionit më të madh opozitar që drejtohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta prezantuan të 61 kandidatët.

“Ndryshimi fillon nga duart e tua”, është edhe slogani që do përdoret koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Pas thirrjes së kandidatëve në monitorët e instaluara brenda stadiumit u shfaq një dokumentar i historikut të qeverisjes së Sali Berishës në krahasim me atë të Partisë Socialiste që nga shpallja e pluralizmit politik.

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi bëri hyrje ndryshe. Ai u fut me autobus me mbishkrimin “Autobusë Falas” premtimin e tij më të madh të fushatës për transport publik falas në Tiranë.

Edhe fjalimet ndër kandidatë ishte Këlliçi që e hapi duke vijuar më tej me kandidatët e 12 bashkive më të mëdha të vendit.

Kandidatët në fjalimet e tyre kërkuan votën për ndryshim dhe ndërrimin e pushtetit që me zgjedhjet e 2019 mbahet totalisht nga Partia Socialiste.

Pas fjalimeve të kandidatëve për fjalën e mori, Ilir Meta, drejtuesi i Partisë së Lirisë i theksoi se është koha që të vrapohet dhe t’i jepet fund monizimit.

Është koha të vrapojmë. Edhe 29 ditë për ti dhënë fund monizmit absolut në pushtetin vendor. Shpesh pyes veten, më në fund pas 4 vitesh do të shkallmojmë pikërisht atë që askush nuk e mendonte dhe imagjinonte ndonjëherë në Shqipëri. Që ky vend anëtar i NATO-s, që ky vend 100% pro europian të jetë një vend ku në mënyrë të paligjshme, një klikë kontrollon në mënyrë absolute të gjithë pushtetin vendor, jo vetëm me kryebashkiakët, por edhe me të gjithë këshilltarët. Asnjë këshilltar opozitar në 4 vjet në Shqipëri. Dhe ne e dimë shumë mirë se pushtet absolut do të thotë korrupsion absolut ashtu siç është e gjithë Rilindja në pushtetin vendor dhe jo vetëm”-tha Meta.

Pas Metës mbajti fjalën e tij edhe Sali Berisha i cili theksoi fillimi i kësaj përmase të fushatës ka shkaktuar frikë te kundërshtarët e tij.

Ky start i madh, i paparë në 32 vite, është një garanci e madhe e suksesit tonë. Ky start ka tmerruar Ramën dhe lolon e tij Veliaj. Tek ndiqja fjalimet tuaja, në mendje më vinin kampionët që kisha parë e duartrokitur në shkallët e këtij stadiumi. Ju jeni sot kampionët e lirisë. Kjo është arsyeja që Ramë është tmerruar. Rama-Veliaj një dyshe që ditën lëpihen me njëri-tjetrin ndërsa natën i bëjnë gropën njëri-tjetrit” -deklaroi Berisha.