Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet një kallashnikov i hedhur në koshin e mbeturinave në Vlorë


Një armë zjarri tip kallashnikov është gjetur në një kosh mbeturinash, në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.

Dyshohet se arma e zjarrit mund të jetë përdorur për ngjarje kriminale.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes, ndërsa po hetohet për të zbardhur më shumë detaje lidhur me armën e zbuluar.