Vendosni fjalën kyçe....

Festa e Pashkëve, fluks në pikat kufitare me Greqinë


Festa e Pashkëve ka bërë që shumë emigrantë shqiptarë të kthehen në atdhe, duke shtuar fluksin në pikat kufitare.

Në 24 orët në pikën e kalimit Kufitar Kapshticë kanë hyrë mbi 5000 qytetarë.

Mësohet se nga pala shqiptarë është rritur numri i sporteleve për të përballuar fluksin e lartë të lëvizjeve.

Aktualisht po punohet me pesë sportele, katër në dalje dhe një në hyrje. Ndërkohë në doganë greke raportohet se ka pasur vonesa, ku qytetarët kanë pritur deri në dy orë.