Vendosni fjalën kyçe....

Sherri në dhomat e zhveshjeve, Mane pezullohet nga Bayerni


Bayern Munich ka vendosur ta pezullojë Sadio Manen për një periudhë të pacaktuar.

Vendimi i gjigantit bavarez erdhi pasi sulmuesi senegalez e grushtoi bashkëlojtarin e tij, Leroy Sane pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt, njoftojnë mediat gjermane.

Ish-futbollisti i Liverpoolit u stërvit sot me ekipin, por më pas klubi nga “Allianz Arena” e mori vendimin që ta pezullojë për një kohë sulmuesin.

Mane u përplas me Sanen gjatë lojës së zhvilluar në “Etihad Stadium”, ndërsa situata ishte përkeqësuar në dhomën e zhveshjes, aty ku 31-vjeçari e qëlloi me grusht 27-vjeçarin për t’ia çarë buzën atij dhe për t’ia shkaktuar gjakderdhje lojtarit të përfaqësueses gjermane.

Ky veprim ishte i papranueshëm për kampionin gjerman, i cili e pezulloi lojtarin senegalez, i cili pritet edhe të gjobitet me para.

Sot paradite drejtuesit e klubit u takuan me dy lojtarët, të cilët kërkuan falje për zënkën mes tyre.