Vendosni fjalën kyçe....

PS rrëzon në Parlament kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për Portin e Durrësit


 

Parlamenti ka rrëzuar me 65 vota kundër ngritjen e Komisionit Hetimor për Portin e Durrësit të kërkuar nga opozita.

Deputetë të Partisë Demokratike dorëzuan me 6 Prill në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për Portin e Durrësit.

Ishin deputetët Oerd Bylykbashi dhe Albana Vokshi ata që dorëzuan kërkesën, ku u shprehën se ky projekt është një aferë që po zhduk Portin.