Vendosni fjalën kyçe....

Dorëheqja e kandidatëve, Alibeaj: Kanë presion, i mirëkuptoj


Kreu i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj komentoi në emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço në News24 largimet e kandidatëve të tij për kryetarë bashkie dhe këshillat bashkiakë para zgjedhjeve të 14 majit.

Alibeaj tha se kandidatët kanë presion por që mirëkupton.

Ai deklaroi se e keqja më e madhe është regjimi që i janë bashkëngjitur dhe shushunjat e vjetra politike.

Kjo kohë është kohë sakrificash. Unë nuk pretendoj që siç unë e mendoj ta mendojnë dhe të tjerët. Unë bëj përpjekjen time dhe kam vendosmërinë maksimale ta çoj deri në fund. I falënderoj të gjithë ata që në një kohë të vështirë morën përsipër kandidimin, por disa prej tyre bënë zgjedhje. Duhet t’i shihni dhe shpjegimet që kanë dhënë. E kanë të mirën, e kanë moralin brenda. Ata janë udhëhequr nga më e mira ndaj qytetarëve. E keqja më e madhe është regjimi që i janë bashkëngjitur dhe shushunjat e vjetra politike. Jemi në një demokraci, në vend të lirë, ku njerëzit janë të lirë të zgjedhin. Askush nuk ka qenë i detyruar të marrë përsipër këtë sfidë. Kanë respektin tim maksimal për çfarë kanë bërë. Kanë presion. Presioni është të shohësh të ngjashmit e tu, ata me të cilët ke bërë beteja, sot në mënyrë të paimagjinueshme tytat e bataresë nuk i kanë drejtuar ndaj kundërshtarit të madh të shqiptarëve, por ndaj nesh”, deklaroi Alibeaj.