Vendosni fjalën kyçe....

SPAK kërkoi 12 vite burg, Tahiri shkon në GJKKO, pritet vendimi final


Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet  të japë ditën e sotme vendimin final për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Seanca u thirr për në orën 13:00 dhe ish-ministri shkoi në Gjykatën e Posaçme i shoqëruar nga avokati Maksim Haxhiaj.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit ka kërkuar dënimin me 12 vite burg për ish-ministrin dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çelën. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim zbret në 8 vite burg për të dy ish-zyrtarët për lidhjet e dyshuara me të ashtuquajturin “Grupi i Habilajve”, vëllezërit e akuzuar për trafik të sasive të mëdha të marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë.