Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet në Korçë një 29-vjeçar, pasi dyshohet se përdhunoi një 23-vjeçare


Policia e Korçës njofton se ka arrestuar një 29-vjeçar, banues në një fshat të Njësisë Administrative Vithkuq, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare, e pazotë për t’u mbrojtur.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vithkuq të Korçës, ku është arrestuar një 29-vjeçar, , i cili akuzohet se ka përdhunuar një 23-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Rr., 29 vjeç, banues në një fshat të njësisë administrative Vithkuq, Korçë, pasi dyshohet se më datë 08.04.2023, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare, e pazotë për t’u mbrojtur.