Vendosni fjalën kyçe....

Tritol makinës së kreut të PD në Vaun e Dejës, reagon Begaj: Dënoj me forcë aktet e dhunës, të identifikohen autorët


Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas vendosjes së tritolit në makinën e kreu të PD në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca.

Begaj  thotë se dënon me forcë aktet e dhunës, ndërsa u ka bërë thirrje autoriteteve që të zbardhin ngjarjen dhe të vendosin autorët përgjegjës para drejtësisë.

Mësova me shqetësim  mbi vendosjen e një sasie eksplozivi në automjetin në pronësi të Bernard Ndreca, në Laç, Vau i Dejës. Dënoj me forcë aktet e dhunës ndaj çdo individi e ndaj aktivistëve politikë të çdo kahu. Nxis institucionet përgjegjëse të identifikojnë e të vendosin para ligjit personat përgjegjës”, shprehet kreu i shtetit.