Vendosni fjalën kyçe....

Indrit Hoxha në krah të banorëve të Bërxullës: Qeveria po ua shpronëson tokat me çmim qesharak


Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha, tha se do të marrë pjesë ditën e nesërme në protestën e banorëve të Bërxullës.

Hoxha shprehet se qeveria po i dëmshpërblen pronat e tyre me çmim qesharak dhe se kjo bëhet për interesa të tenderave klienteliste.

Hoxha shkruan se opozita nuk është kundër zhvillimit, por kundër vjedhjes dhe ajo që po ndodh me shpronësimet në Bërxullë, që sipas tij nuk është gjë tjetër veçse vjedhje.

Nesër në orën 10:00 do të jem prezent në protesten e banorëve të Bërxullit për t’i mbështetur në kauzën e tyre të drejtë. Qeveria po i dëmshpërblen pronat e tyre me një çmim qesharak dhe po tallet me mundin dhe djersën e atyre njerzëve për interesa të tenderave klienteliste dhe abuzues. Ky që është sot në krye të bashkisë deri 14 maj i ka lënë totalisht të vetëm përballë korrupsionit dhe arrogancës së qeverisë. Ne nuk jemi kundër zhvillimit, ne jemi kundër vjedhjes. Dhe ajo që po ndodh me pronat e banoreve të Berxulles nuk është gjë tjetër veçse vjedhje. Ju ftoj të gjithëve nesër në protestë! Bashkë do të fitojmë!”-shkruan Hoxha.