Vendosni fjalën kyçe....

Meta prezanton kandidatin e opozitës për Vorën: Indrit Hoxha ka vizion të qartë, 14 maji nis ndryshimin kombëtar


Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka qenë sot në Vorë ku prezantoi kandidatin e opozitës për zgjedhjet e 14 majit, Indrit Hoxha.

Ai akuzoi kryeministrin Rama për ato që i quajti vjedhje e abuzime me lekët e taksapaguesve.

Meta theksoi se një pjesë e tenderave që kanë të bëjnë me Vorën janë në SPAK dhe paralajmëroi se çështjeve do u shkohet deri në fund.

Ai shtoi se beson te vizioni për Vorën i kandidatit të opozitës Indrit Hoxha si dhe te modeli i transparencës dhe llogaridhënies.

“Vora një nga dëshmitë më të forta të papërgjegjshmërisë së Ramës, në 4 vite 5 kryetarë të komanduar. Kjo bashki ka numrin më të madh të sipërmarrjeve për numër banorësh dhe sot ka falimentuar. Ku janë 14 milionë euro investime. Të vjedhura abuzuar dhe shumë prej tyre edhe në SPAK. E rëndësishme që çështjeve si kjo t’i shkohet deri në fund sepse është e tmerrshme që të shohësh rrugë në Vorë ku nuk kalohet as më autoblinda jo më me automjete. Beso shumë tek vizioni i Indritit, plani i tij për urbanizimin e Vorës që do t’i ngrejë vlerën kësaj bashkie, tek energjia e tij dhe plani për ta shndërruar Vorën në shembull të suksesit të investimeve. Besoj edhe tek modeli ynë, i transparencës dhe llogaridhënies. Nuk dua të flas për transparencën e bashkisë së Vorës. Asnjë nuk e di se kush është kryetari i këshillit bashkiak të Tiranës.” – tha Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë tha se plani i opozitës për Vorën dhe mbarë bashkitë e vendit është i qartë duke vënë theksin te transparenca në  investime, shërbime për qytetarët e uljen e kostos së jetetës.

Sërish e kanë vërë në lista. 1.4 miliardë euro në një mandat në errësirë të plotë. kur ka ndodhur në Tiranë, po në Vorë e Kavajë. 1/ 3 e kryetarëve të bashkisë kanë përfunduar në burg ose janë të paditur. Plani ynë është i qartë për transparencë në investime publike, garantim i shërbimit të duhet për çdo taksë që shqiptarët paguajnë dhe ulje e kostos së jetesës për qytetarët. Të hymë në rrugën e ndryshimit që nis më 14 maj por që është i pandalshëm dhe shumë i shpejtë edhe në nivel kombëtar. Besoj tek mençuria juaj dhe e atyre me bindje politike të ndryshme por vidhen akoma më shumë nga Rilindja, sekt i papërgjegjshëm.” – shtoi Meta.