Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se humbi kontrollin e parashutës, humb jetën 70-vjeçari çek në Himarë


Një 70-vjeçar çek ka humbur jetën në Himarë pas një aksidenti me parashutë.

Dyshohet se personi me iniciale P.S. ka humbur kontrollin e parashutës për shkak të një arresti kardiak dhe ka rënë në vendin e quajtur ‘Përroi i Palasës’.

Njoftimi

“Sot, rreth orës 15:00, shtetasi çek P. S., rreth 70 vjeç, pas hedhjes me parashutë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi parashutën, për shkak të arrestit kardiak, dhe ka rënë në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”, ku si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”