Vendosni fjalën kyçe....

I kapen një pistoletë e dy armë gjahu pa leje në shtëpi, pranga 52-vjeçarit në Mat


Një 52-vjeçar është arrestuar në Mat pasi i janë kapur një  pistoletë dhe dy armë gjahu pa leje.

Në pranga ka përfunduar A.Xh. banues në fshatin Derjan.

Gjatë kontrollit në banesë atij i janë kapur armët e lartpërmendura pa leje.

Njoftimi

“Mat/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Derjan”, për goditjen e një rasti të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit.

Operacioni, falë inteligjencës informative si rezultat i të cilit u arrestua në flgrancë 52-vjeçari, si dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe dy armë gjahu. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, bazuar në inteligjencë informative se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Derjan ”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

A.Xh., 52 vjeç, banues në fshatin Derjan, Mat. Shërbimet e Policisë i gjetën të fshehura një armë zjarri pistoletë dhe dy armë gjahu ‘Çifte’, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme.”