Vendosni fjalën kyçe....

Al Hilal ofertë zyrtare për Messin, mund të bëhet më i paguari në histori


E ardhmja e Lionel Messit vazhdon të jetë ende e paqartë.

Kontrata e yllit argjentinas me Paris Saint-Germainin skadon pas përfundimit të sezonit aktual, teksa ende nuk ka ndonjë marrëveshje mes palëve për të rinovuar.

Në anën tjetër, Messi vazhdon të jetë i lidhur me një rikthim te Barcelona. Kontaktet u konfirmuan, por ende nuk ka asgjë më shumë.

Kësisoj, 35-vjeçari mund të largohet si futbollist i lirë nga “Parc des Princes” gjatë afatit kalimtar të verës.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se Al-Hilal i ka bërë një ofertë zyrtare kapitenit të Argjentinës.

Klubi nga Arabia Saudite i ka ofruar Messit pagë prej më shumë se 400 milionë eurosh në vit, që do ta bënte atë futbollistin më të paguar ndonjëherë.

Por, sipas Romanos, prioritet i shtatë herë fituesit të “Topit të Artë” mbetet të vazhdojë në Evropë.

Barcelona thuhet se po pret një vendim nga Fair-Play-Financiar (FFP) para se t’ia bëjë një ofertë, teksa oferta për kontratën e re nga PSG-ja nuk u pranua ende pasi Messi nuk është pajtuar ende.