Vendosni fjalën kyçe....

Bie aksidentalisht nga lartësia gjatë punës në fabrikë, humb 50-vjeçari në Lezhë


Një 50-vjeçar ka humbur jetën ndërsa është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia,, teksa ishte duke punuar në fabrikën në pronësi të tij.

Mësohet se viktima është identifikuar si shtetasi Ndue Gjinaj, i cili ka humbur jetën në spital si pasojë e  plagëve të marra.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

Njoftimi:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në fshatin Rrilë, Lezhë, shtetasi N. Gj. 50 vjeç, duke punuar në fabrikën në pronësi të tij, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.