Vendosni fjalën kyçe....

Tedi Blushi takim me banorët e Rrugës “Fortuzi”: Të lodhur nga mashtrimet, plani i Belindit motivon për energji të reja


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka zhvilluar sot një takim me banorë të rrugës Fortuzi, ku prezantuan dhe planin e kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Belind Këlliçit.

Blushi shkruan se është takuar me dhjetra qytetarë në një prej lagjeve simbol të Tiranës, ku paraqitur përpara banorëve planin e kandidatit Belind Këlliçit.

Blushi thotë se të lodhur nga mashtrimet dhe vjedhjet, plani i Belindit i motivon për energji të reja drejt fitores së padiskutuar dhe të jashtëzakonshme më 14 Maj.

 

Postimi:

Sot në Rrugën “Fortuzi”, ndër më të vjetrat dhe simbol të Tiranës, ku së bashku me ekipet e mrekullueshme të Partisë të Lirisë dhe Partisë Demokratike në Njësinë Nr.9 u takuam me dhjetëra qytetarë, për t’i dëgjuar me përulësi dhe për t’u prezantuar planin e shkëlqyer të Kryebashkiakut të ardhshëm, Belind Këlliçi.

Të lodhur nga mashtrimet, vjedhjet, arroganca dhe braktisja nga Kryebashkiaku në largim Veliaj, mbështetja e qartë e qytetarëve për planin e Belindit na motivon dhe na jep energji të reja drejt fitores së padiskutuar dhe të jashtëzakonshme më 14 Maj.

Edhe 42 ditë na ndajnë për ta rikthyer Bashkinë dhe Këshillin Bashkiak të Tiranës në shërbim dinjitoz për qytetarët, me taksa të ulta dhe investime të qëndrueshme e moderne në infrastrukturë, për t’i dhënë shkëlqimin e merituar Rrugës “Fortuzi” dhe të gjithë Tiranës.

Bashkë për Ndryshim! Votë për Ndëshkim!

Bashkë🤝Fitojmë! ✌️🇦🇱