Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Bypass-in e Fierit, raportohet për të plagosur


Një aksident ka ndodhur në Bypassin e Fierit.

Një automjet “Mercedez Benz” dhe një “Renault” janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes raportohet edhe për të lënduar.

Të plagosurit janë dërguar në spital ku edhe kanë marrë ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.