Vendosni fjalën kyçe....

Alibeajt i firojnë 5 kandidatë për 14 majin, konkurron në 12 bashki


Tërheqja e Sabah Shetës nga gara për Bashkinë e Krujës e çon në pesë numrin e kandidatëve të PD-së së Alibeajt të larguar nga gara.

Sheta tha se në vendimin e tij kanë ndikuar mesazhet e qytetarëve të Krujës për të shmangur përçarjen e demokratëve, ndërsa theksoi se nuk do bëhet pjesë e asnjë farse politike.

Para Shetës, nga gara janë tërhequr kandidati i Korçës Gjergji Gjata, i Librazhdit Bujar Vreto, i Vorës Ibrahim Bruka dhe i Kurbinit Genc Doçi.

Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së PD-së, Alibeaj e anëtarët zyrtarizuan kandidatura në 16 bashki të vendit, ndërsa për Këshillat Bashkiakë do garohet në 61 bashkitë.

Pas tërheqjes nga gara të pesë kandidatëve, PD-ja ka ende kandidatë në 12 bashki.

Lista e kandidatëve të mbetur në garë

Tiranë-Roland Bejko

Mallakastër- Agron Kapllanaj

Patos- Pranvera Rizai

Fier -Eriselda Zotaj Çelaj

Poliçan – Florian Qamo

Kuçovë – Ilirjan Koxhaj

Kamëz – Bilbil Bajraktari

Dibër – Naim Gazidede

Dimal- Dritan Sula

Sarandë- Skënder Muço

Mirditë-Mark Ruçi

Lezhë-Sandër Marku