Vendosni fjalën kyçe....

Celibashi: Kandidatët e tërhequr s’do jenë në fletën e votimit


Kreu i KQZ-së Celibashi ka pohuar sot se kandidatët që tërhiqen nga gara nuk do jenë në fletët e votimit në zgjedhjet e 14 majit.

Ai sqaroi se përjashtim do bëjnë vetëm rastet kur kandidati i ndonjë subjekti politik tërhiqet pasi është printuar fleta e votimit.

“Nëse tërhiqen nuk do të jenë pjesëmarrës në garë. Nuk konsiderohet që është fleta bosh. Do jenë subjektet e tjera, nuk do jetë në fletën e votimit, do mungojë. Përjashto rastin nëse tërhiqen pasi është miratuar dhe printuar fleta e votimit. Do jenë aty se s’kemi çfarë të bëjmë. Nëse tërhiqen në këtë moment nuk do jenë në fletën e votimit.” – tha Celibashi.

Kandidati i PD-së për Krujën Sabah Sheta u tërhoq sot nga gara duke e çuar në gjashtë numrin e kandidatëve të grupit të Alibeajt të tërhequr nga zgjedhjet e 14 majit.