Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy makina në Durrës, plagosen disa persona


Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin te mbikalimi i Plepave.

Nga aksidenti janë plagosur disa persona të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 09:45, në lagjen nr. 13, Durrës, te mbikalimi i Plepave, automjeti me drejtues shtetasin  Q. B, është përplasur  me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh.

Si  pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi Q. B, dhe pasagjerët që udhëtonin në këtë automjet,  shtetasja F. B, dhe shtetasi  M. B, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve”-njofton policia.