Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Qeveria ka zero përkujdesje për pensionistët dhe zemërgjerësi për oligarkët


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një takim me të moshuarit, foli për pensionet dhe rritjen e kostos së jetesës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta sërish ka shkruar se PL dhe koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ do të mbështesë pensionistët, pasi kostoja e jetesës ëstë bërë e pabërballueshme për ta.

Meta shkruan se pensionet do iu dyfishohen sa më parë kësaj kategorie.

Ky pushtet ka zero përkujdesje për pensionistët dhe zemërgjerësi pa fund për oligarkët. Për dy mandate gjithçka është shtrenjtuar, por pensionet kanë mbetur të vogla. Kosto e jetesës është bërë e papërballueshme. Ne do t’u japim mbështetjen që pensionistët meritojnë dhe me ndryshimin e madh do të dyfishojmë pensionet sa më parë. BashkëFitojmë!”, tha Meta