Vendosni fjalën kyçe....

SHBA prezanton sanksione të reja ndaj Iranit


Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një seri tjetër sanksionesh ndaj Iranit, duke synuar një ‘rrjet prokurimi’ të supozuar për dronët dhe raketat balistike, ndërsa Uashingtoni vazhdon të akuzojë Teheranin për furnizimin me armë për forcat ruse në Ukrainë.

Thesari i SHBA-së dha hollësi për masat e reja, duke vendosur dënime për katër biznese dhe tre persona në Iran dhe Turqi për ‘përfshirjen e tyre të supozuar në prokurimin e pajisjeve’, ​​duke përfshirë ‘motorët me origjinë evropiane’, që do përdoren për programet e armëve të Iranit.

“Përhapja e mirëdokumentuar e dronëve të Iranit dhe armëve konvencionale për përfaqësuesit e tij vazhdon të minojë sigurinë rajonale dhe stabilitetin global,” tha në një deklaratë nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare Brian Nelson, duke u zotuar të ‘vazhdojë të ekspozojë rrjetet e huaja të prokurimeve në çdo juridiksion që mbështet kompleksin ushtarako-industrial të Iranit’.