Vendosni fjalën kyçe....

Berisha në Kuvend: Ahmetaj i lidhur me Klodian Zoton, por kryeautori i inceneratorëve është Edi Rama


Sali Berisha tha sot në Kuvend se ish-zv.kryeministri Ahmetaj është ndër përgjegjësit kryesorë për çështjen e inceneratorëve në hetim, por theksoi se kryeministri Rama është kryeautori.

Gjatë fjalës në Kuvend, ish-kryeministri tha se Arben Ahmetaj ka qenë i lidhur me Klodian Zoton megjithatë pohoi se përgjegjësi kryesor i aferës është Rama, duke cituar deklaratat e Ahmetajt se ‘ai s’mund ta lëviste qeverinë’.

“Jam këtu sot për të informuar qytetarët lidhur me Ahmetajn, i cili është vendosur nën hetim. Theksoj se ai është përgjegjës ndër më kryesorët në aferën e tmerrshme të djegëseve. Ka firmën në transferimin e fondit të emergjencës në djegësin e Elbasanit dhe të Fierit. Ahmetaj ka qenë i lidhur me Zoton. Kryeautori i djegëseve është një, Edi Rama. Afera 700 milionë apo afera e djegësit të Tiranës s’mund të realizohej me insistimin e Ahmetajt. Ai në daljen e tij të fundit u shpreh se; qeverinë nuk mund ta lëvizja unë. Kurrë një ministër nuk lëviz dot qeverinë, por e lëviz një kryeministër, ai ngarkon punonjësit e Këshillit të ministrave. Ai firmosi 17 shkresa në 24 orë. Ahmetaj ka përgjegjësi të plotë sepse në inspektoratin e tij financiar nuk mbikëqyri financimet. Tani thotë ndiqni paranë. Tani jep këshilla pasi iu kujtuan. Rama është përgjegjësi numër një. Ai është autori i firmës pasi Enti Kombëtar i Prokurimeve i tha qartë, ‘kjo procedurë është antiligjore’. Ai i dha vlerësimin 8 pikë në një kohë kur nuk ekzistonte inceneratori.” – tha Berisha.

Ai tha më tej se kryeministri Rama kishte urdhëruar arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për t’i bërë qejfin ministres së Energjisë, Balluku.

Berisha i bëri thirrje Ahmetajt që të bëhet i penduar i drejtësisë e të bashkëpunojë për zbërthimin e asaj që ai e quajti organizatë kriminale.

“Një ministre e parlamentit shkruante se kjo kompani nuk ekziston dhe me këtë shkresë Rama u njoftonte. Kompania u hap në vitin 2018. Në Eko-parkun e Porto Romanos, sekserët e Ramës kishin krijuar kompani për të 6 muaj para se ta shpallte publikisht se i kishte lindur ideja për një Eko-park. Thjeshtra e Edi Ramës në kompani ishte përfituese e Eko-parkut. Thjeshtra në kompaninë IRI është fituese e tenderitShkove dhe arrestove Lefterin për t’i bërë qefin Belindës, o intrigant. Se ajo është bërë kryeministër. Këto i di gjithë Dibra. Për Ahmetaj kam vetëm një thirrje, i them bëhu i penduar i drejtësisë dhe zbërthe organizatën kriminale, ke vetëm një rrugë, ke vjedhur për të vjedhur ti, por bëhu i penduar i drejtësisë.” – tha Berisha.