Vendosni fjalën kyçe....

Balla ironizon Berishën: Gjëja më e mirë e Belind Këlliçit në fushatë është se s’po të shfaq ty


Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka ironizuar Berishën gjatë seancës së sotme në Kuvend.

Ai tha se gjëja më e mirë që po bën Belind Këlliçi gjatë fushatës është mosshfaqja e Berishës në krah të tij.

Balla tha gjithashtu se Berisha duhet të ishte para drejtësisë për shumë çështje që kanë të bëjnë me energjinë elektrike.

“Unë bie dakord me atë që i kanë thënë Belind Këllicit për fushatën tani. Mos u shfaq asgjëkundi me Saliun se po dole me të je shumë i humbur. Jam shumë dakord që Belindi duhet ta zbatojë këtë strategji. Sali Berisha është një e keqe që të gjithë duhet të biem dakord që ky vend duhet të shpëtojë. Zotëria sapo foli duhet të ishte para drejtësisë për shumë çështje që lidhjen edhe për energjinë elektrike.

Kemi termocentralin e Vlorës, një investim që po të pyesësh nuk dinë se sa kaq enë fatura finale për të që nuk u vu kurrë në punë, të investosh me para publike në një termocentral dhe mos të vihet kurrë në punë, do të duhen shumë para të tjera. E nisi Saliu e bitis Saliu dhe e la jashtë funksionit. U investua në termocentral dhe nuk u vu në punë. Privatizimin e kompanisë shtetërore e betë ju. Keni privatizuar rafinerinë e Ballshit, duke e shkatërruar përfundimisht gjithë atë rafineri dhe duke lënë një qytet si Ballshi pa një industri. Drejtësia vonon por nuk harron.” – tha Berisha.