Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se u dëmtua me mjetin prerës në dush, humb jetën në një hotel në Karavasta shtetasi spanjoll


Një ngjarje me pasojë humbjen e jetës së një shtetasi spanjoll ka ndodhur në fshatin Karavasta, Divjakë.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në një hotel ku shtetasi spanjoll F. C., 47 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar veten me mjet prerës (thikë) dhe për pasojë ka humbur jetën.

Sipas deklarimeve të para të shokut të tij të dhomës, shtetasit spanjoll O. V., 41 vjeç, rezulton se 47-vjeçari është dëmtuar me mjet prerës gjatë kohës që ka qenë duke bërë dush, raporton policia.

Policia ka shoqëruar shokun e dhomës, shtetasin O. V., për sqarimin e të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes.