Vendosni fjalën kyçe....

Burimi i lumit Nil mbetet ende mister edhe pas mijëra vitesh


Cili është burimi i lumit Nil? Ndërsa kjo mund të tingëllojë si një pyetje e drejtpërdrejtë, origjina e lumit më të gjatë në planetin Tokë i ka hutuar njerëzit për mijëra vjet. Edhe sot, në një epokë satelitësh efikasë dhe njohurive gjeofizike, enigma e burimit të Nilit nuk është ende aq e thjeshtë sa mund të supozohet.

Përgjigja e thjeshtë është se lumi Nil ka dy burime kryesore: Nilin Blu nga Etiopia, i cili kontribuon me dy të tretat e të gjithë shkarkimit të Nilit, si dhe Nili i Bardhë nga Liqenet e Mëdha Afrikane dhe më gjerë. Megjithatë, nëse bëhen disa hapa prapa në histori, do shihet që gjërat të bëhen pak më të qarta.

Romakët e lashtë kishin fjalën e urtë ‘Nili caput quaerere’, e cila në latinisht do të thotë ‘të kërkosh kokën e Nilit’. Përdorej për të përshkruar një përpjekje të çmendur, duke u përpjekur për të paarritshmen ose të pamundurën.

Romakët në fakt u përpoqën të gjenin burimin e Nilit në një mision të nisur nga perandori Neron në vitet 60-61 të erës sonë. Me ndihmën e udhërrëfyesve etiopianë, një grup i vogël i rojeve personale të perandorit u drejtuan nëpër Afrikë përgjatë Nilit në të panjohurën, shkruan IFL.

Është e paqartë se ku e përfunduan hetimin e tyre, megjithëse thuhet se arritën në një sasi të konsiderueshme uji që besonin se ishte burimi. Disa thonë se kjo ishte një grykë afër Jubës në Sudanin e sotëm të Jugut, ndërsa të tjerë besojnë se ata arritën më në jug në Ugandë rreth Ujëvarës Murchison.

Sido që të jetë, ata përfundimisht nuk arritën ta zgjidhnin misterin. Neroni vdiq nga vetëvrasja në vitin 68 të eerës sonë dhe duket se kërkimi u hoq nga rendi i ditës pasi ata përjashtuan mundësinë e pushtimit të Afrikës përtej Egjiptit Romak.

Përpara romakëve, egjiptianët e lashtë ishin të etur për të gjetur origjinën e Nilit, për më tepër sepse qytetërimi mbështetej te ujërat e tij për të ushqyer tokën e tyre dhe për të shërbyer si një rrugë transporti.

Besohet se ata gjurmuan Nilin deri në Khartoum në Sudan, duke shpjeguar burimin e tij si Nili Blu nga Liqeni Tana, Etiopi. Një ekspeditë e urdhëruar nga faraoni Ptolemeu II Filadelfus, i cili sundoi Egjiptin në shekullin e 3 para erës sonë, thuhet se përcaktoi se burimi i Nilit Blu mund të kishte origjinën në malet etiopiane.

Vështrimi i Nilit Blu ishte në rrugën e duhur, por nuk ka asnjë provë që egjiptianët e lashtë kanë eksploruar ndonjëherë pjesën tjetër kryesore të kësaj enigme, Nilin e Bardhë.

Sot, është pranuar gjerësisht se Nili ka dy burime: Nili Blu dhe Nili i Bardhë, të cilët takohen në kryeqytetin sudanez Khartoum përpara se të vazhdojnë drejt veriut në Egjipt. Nili Blu del nga lindja në liqenin Tana të Etiopisë, ndërsa Nili i Bardhë shfaqet nga rreth liqenit Victoria duke dalë në Jinja, Ugandë.

Kjo është arsyeja pse Liqeni Viktoria, liqeni më i madh i Afrikës, shpesh vlerësohet si burimi i Nilit. Megjithatë, edhe kjo pikë është më më e ndërlikuar nga sa duket në fillim. Duke shkruar në revistën Geographical në vitin 2016, aventurieri i njohur Sir Christopher Ondaatje shpjegon se vetë Liqeni Victoria është një rezervuar që ushqehet nga lumenj të tjerë.

Në vitin 1996, Ondaatje ndërmori një ekspeditë nëpër Afrikë për të gjetur burimin e lumit Nil dhe zbuloi se ujërat e liqenit Victoria derdhen në liqenin Albert. Nili i Bardhë nuk rrjedh drejtpërdrejt nga liqeni Albert, por nga lumi Kagera dhe lumi Semliki, të cilët rrjedhin nga malet Ruwenzori në Republikën Demokratike të Kongos. Përfundimisht, argumenton ai, Nili i Bardhë mund të gjurmohet drejtpërdrejt në lumin Kagera dhe lumin Semliki.

“Ruwenzoris janë një burim i rëndësishëm i ujit të Nilit sa është liqeni Victoria,” shkruan ai.

Gjithsesi, është e qartë se lumi Nil nuk ka origjinë të vetme dhe ushqehet përmes një sistemi të ndërlikuar lumenjsh dhe trupash të tjerë ujorë.