Vendosni fjalën kyçe....

Polonia e vendos, bëhet vendi i parë i NATO-s që do të dërgojë 4 avionë luftarakë në Ukrainë


Polonia u zotua të enjten se do të dërgojë katër avionë luftarakë MiG-29 në Ukrainë, anëtari i parë i NATO-s që e bën këtë, në një lëvizje të rëndësishme në betejën e Kievit për t’i rezistuar sulmit të Rusisë, sipas CNN.

Varshava ka marrë drejtimin midis aleatëve të NATO-s në furnizimin e Kievit me armë të rënda dhe njoftimi i Presidentit Andrzej Duda se Polonia do të dërgojë avionë të projektuar nga sovjetikët mund të ushtrojë presion mbi vendet e tjera në aleancë për të siguruar avionë luftarakë.

Kur bëhet fjalë për avionët MI-29, të cilët ende operojnë në mbrojtjen e hapësirës ajrore polake, është marrë një vendim në nivelet më të larta, mund të themi me besim se po dërgojmë MIG në Ukrainë”, tha Duda.

“Ne kemi rreth një duzinë MiG që i kemi marrë në vitet ’90 të dorëzuara nga Republika Demokratike Gjermane dhe janë funksionale dhe luajnë një rol në mbrojtjen e hapësirës sonë ajrore. Ata janë në fund të jetës së tyre operacionale, por janë ende funksionale”, shtoi Duda.

Në ditët në vijim do t’i dorëzojmë Ukrainës katër avionë, makinat e mbetura janë duke u servisuar dhe përgatitur për dorëzim. Ne do t’i zëvendësojmë ato me dërgesa të FA-50 të Koresë së Jugut dhe F-35 amerikane”, tha presidenti polak.

Duke folur në një konferencë shtypi në Varshavë, së bashku me homologun e tij të ri çek Petr Pavel, presidenti polak shprehu mbështetjen e tyre të përbashkët për Kievin.

 “Republika Çeke dhe Polonia janë vende që janë në pararojë absolute kur bëhet fjalë për mbështetjen e Ukrainës, si në nivel humanitar ashtu edhe në atë ushtarak,” tha Presidenti Duda.