Vendosni fjalën kyçe....

‘Në Shënjestër’/ Fatjon Murati u regjistrua në TIMS duke ikur nga Shqipëria ndërkohë që ishte në ‘arrest shtëpie’


Fatjon Murati është larguar nga Shqipëria ndërkohë që ka qenë në masën ‘arrest shtëpie’.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar në emisionin ‘Në Shënjestër’ në New24 se Murati është larguar nga Shqipëria më 19 janar 2023, gjë që vërtetohet nga sistemi TIMS, ku ai është regjistruar duke dalë nga vendi ndërkohë që ishte në masën e sigurisë pasi po hetohej për një vepër penale.

Sipas autoriteteve policore është larguar nga Shqipëria, afro dy muaj më parë ndërkohë që policia nuk ka pasur asnjë informacion për thyerjen e masës së sigurisë nga Murati ose e ka fshehur atë.

Më 7 mars oficerët e policisë shkuan në vilën e tij luksoze që ndodhet vetëm 30 metra larg lokalit të masakrës duke i marrë firmën, por sesi ai hyri në Shqipëri askush nuk e thotë.

Hetimi duhet ta sqarojë sesi në janar Murati doli nga territori në rrugë të ligjshme ndërkohë që çdo punonjës policie do të duhej ta arrestonte.

Katër ditë më parë, ndaj lokalit të Muratit në zonën e Don Boskos u qëllua me breshëri, nga të cilaat humbi jetën banakierja Mimoza Paja 60 vjeç dhe u plagosën psë persona, mes të cilëve xhaxhai i Muratit, Shehat Murati.