Vendosni fjalën kyçe....

Real Madrid e Napoli fitojnë dhe sfidat e kthimit dhe kualifikohen lehtësisht në Ligën e Kampionëve


Real Madridi triumfuan edhe në shtëpi ndaj Liverpool për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 79-të, kur Benzema realizoi pas një asistimi nga Vinicius Junior.

Napolin shënoi fitore 3:0 edhe në shtëpi ndaj Eintracht Frankfurt.

Epërsinë napolitanët e arritën tek në sekondat e fundit të pjesës së parë, kur Osimhen realizoi me kokë.

Ishte sërish sulmuesi nigerian që shënoi në minutën e 53-të të ndeshjes.

Epilogun e këtij takimi e dha Piotr Zielinski që shënoi nga penalltia në minutën e 64-të të ndeshjes.

Të premten do të hidhet shorti për të mësuar përballjet në fazën çerekfinale si dhe kombinimet për në gjysmëfinale.