Vendosni fjalën kyçe....

Man.City shkatërron Leipzig dhe kalon në çerekfinale, kualifikohet dhe Inter


Manchester City ka siguruar kualifikimin për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola regjistroi fitore të thellë ndaj Leipzigut, skuadër me të cilën kishte barazuar 1:1 në ndeshjen e parë

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Etihad Stadium” përfundoi me rezultatin 7:0, me kampionin në fuqi anglez që tutje kalon me rezultatin e përgjithshëm 8:1.

Erling Haaland ishte i pandalshëm sonte, duke shënuar pesë gola.

Dy golat e tjerë u shënuan nga Gundogan dhe DeBruyne.

Edhe Interi kalon më tej pas fitores së sfidës të parë ndaj Portos ndërsa sfida e sotme përfundoi në barazim pa gola.