Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi në Bangladesh lë 15 të vdekur, i treti javën e fundit


Një shpërthim i fuqishëm ka goditur zonën Gulistan të Dakës, kryeqyteti i Bangladeshit, duke lënë mbi një duzinë njerëz të vdekur dhe më shumë se 140 të plagosur, sipas shtypit vendas.

Shpërthimi i së martës në mbrëmje, shkaku i të cilit ende nuk është përcaktuar, dëmtoi rëndë një ndërtesë pesëkatëshe të zënë kryesisht nga Banka BRAC dhe një stacion autobusi, raportoi gazeta Daily Star.

Sipas raportit të fundit të viktimave, të paktën 15 persona u vranë në incident, ndërsa më shumë se 140 u plagosën. Viktimat po dërgohen në spitalin e afërt të Kolegjit Mjekësor të Dhakës, tha një zyrtar i lartë i policisë për mediat.

Incidenti vdekjeprurës është i treti në Bangladesh në katër ditët e fundit. Të shtunën e kaluar, një shpërthim në një fabrikë oksigjeni në komunën Sitakunda në juglindje të vendit mori gjashtë jetë njerëzish. Të nesërmen, një shpërthim në një ndërtesë në rrugën Mirpur të kryeqytetit la tre persona të vdekur.