Vendosni fjalën kyçe....

Balla shkon në GJKKO për padinë ndaj Berishës e Garos: Shpifja vepër penale që duhet dënuar


Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është thirrur sot një seancën gjyqësore pajtimi në GJKKO në lidhje me padinë ndaj kryedemokratit Sali Berisha dhe zëdhënëses, Floriana Garo, duke i akuzuar për shpifje.

Balla pas daljes nga gjykata e Posaçme theksoi se vepra penale e shpifjes është një vepër që duhet dënuar.

“Sali Berisha duhet të mësohet të vijë këtu. Ligji funksionon dhe Vepra Penale e shpifjes është një vepër që duhet dënuar.”, tha ai për mediat