Vendosni fjalën kyçe....

Icardi kërkon rikthimin në Itali, Milani pista e mundshme


Mauro Icardi e ka rigjetur formën ideale në Turqi, ku po luan me sukses në Galatasaray.

Sulmuesi argjentinas i ka shënuar 9 gola dhe i ka bërë 6 asistime në 12 ndeshje të kampionatit turk.

Këta numra kanë bërë që drejtuesit e klubit nga Stambolli të mundohen ta blejnë kartonin e futbollistit nga Paris Saint-Germaini.

Edhe tifozët e klubit turk janë dashuruar me ish-sulmuesin e Sampdorias e të Interit.

Megjithatë, duket se ish-përfaqësuesi argjentinas ka plane të tjera.

Më saktësisht, Icardi dëshiron të rikthehet në Itali, përkundër faktit se po ia kalon mirë në Stamboll.

Sipas mediave italiane, sulmuesi preferon transferimin në Milan, i cili është në kërkim të një qendërsulmuesi.

Drejtuesit e klubit Kuqezi, Maldini e Massara kanë raporte të shkëlqyeshme me përfaqësuesit e futbollistit dhe ky fakt do ta lehtësonte dukshëm punën.

Icardi ka kontratë me PSG-në deri në verën e vitit 2024 dhe nuk e ka ndërmend të rikthehet më në “Parkun e Princave”.

Për këtë arsye, “kuq e zinjtë” mund ta transferojnë sulmuesin gjatë verës që vjen.