Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Mamurras-Fushë Krujë, humb jetën 60-vjeçari


Një aksident fatal me pasojë vdekjen e një 60-vjeçari ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Mamurras-Fushë Krujë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, , ku  T. M, rreth 60 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dal nga rruga.

Drejtuesi 60-vjeçar i automjetit ka humbur jetën rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.