Vendosni fjalën kyçe....

Kompania ruse shet vodkën të paketuar si objekt kulti, xhindosen besimtarët


Një fabrikë pijesh në qytetin siberian të Krasnoyarskut, është kritikuar ashpër nga besimtarët ortodoksë vendas, pasi vendosi të shesë vodka në disa shishe që ngjasojnë me një kapelë të rëndësishme ortodokse të shekullit të 19-të.

Shishet qeramike të prodhuara në formën e kapelës së mirënjohur Paraskeva Pyatnitsa, e cila është gjithashtu një simbol jozyrtar i Krasnoyarskut, dolën në shitje në qytetin siberian këtë javë, raporton media lokale.

Shishja me vodka kushton rreth 40 dollarë dhe ka një kapak të fshehur nën kupolën e artë të vendosur në një çati të gjelbër.

Fotot e markës së re të vodkës u përhapën shpejt në të gjithë internetin, me shumë përdorues që shfrynë zemëratën e tyre për atë që panë.

Disa prej banorëve u ankuan se kjo ofendonte besimin e tyre, ndërkohë që të tjerë shkuan më tej duke kërkuar që dioqeza të ndërmarrte veprime kundër tregtimit të vodkës me këtë paketim.

Dioqeza e Krasnoyarskut, nga ana e saj, nuk pranoi të komentonte mbi ngjarjen, por një zëdhënës i kishës tha se një lloj veprimi ligjor mund të ndiqej.

Sipas ligjit rus, veprimet publike që synojnë “fyerjen e besimeve fetare” konsiderohen vepra penale dhe mund të ndëshkohen me burg.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *