Vendosni fjalën kyçe....

Flamurtari mposht thellë Besën dhe i afrohet me 1 pikë kreut të Kategorisë së Parë


Kategoria e Parë ka mbyllur javën e 17-të.

Në stadiumin e Beratit, Besa humbi 1-4 me Flamurtarin.

Vlonjatët e Troisit dominuan takimin dhe afrohen -1 pikë nga kryesuesit e Skënderbeut. Dueli në stadiumin “Tomori” nisi me gol që në minutën e shtatë. Ka qenë Yuri Merlim që hapi ndeshjen, me futbollistin që shënoi tripletë në këtë përballje.

Veç golit të parë, Yuri shënoi edhe në minutat 54 dhe 61. Souza shënoi golin tjetër për Flamurtarin në të 36 minutë, ndërsa për kavajasit Hoxha shkurtoi përkohësisht në të 58 minutë.

Në këtë përballje prezent u bë edhe kartoni i kuq, pasi në minutën e 62, Lejdi Licaj la fushën.

Pas këtij suksesi, Flamurtari me 32 pikë mban vendin e dytë, një pikë më pak se Skënderbeu kryesues. Dinamo pas dy humbjeve radhazi spostohet në vendin e tretë. Në fundin e ftohtë gjenden Oriku, Lushnja, Turbina, Besëlidhja.