Vendosni fjalën kyçe....

E përplas makina, ndërron jetë 33-vjeçari në Cërrik


Foto ilustruese

Një 33-vjeçar në Cërrik ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku viktima me iniciale N.B. ka ndërruar jetë teksa po transportohej në spital.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Elbasan-Cërrik ndërsa drejtuesi i mjetit, 41-vjeçari me iniciale O.H. është shoqëruar në polici.

Njoftimi

“Në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, shtetasi O. H., 41 vjeç, banues në Belsh, duke drejtuar automjetin tip “BMË”, ka aksidentuar shtetasin N. B., 33 vjeç, banues në Cërrik, (këmbësor). Si pasojë shtetasi N. B., ka ndërruar jetë, gjatë transportimit me ambulancë. Drejtuesi i automjetit, shtetasi O. H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”