Udhëheqësi suprem i Iranit ka thënë se vdekja e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah “nuk do të kalojë pa hak”, një ditë pasi ai u vra në një sulm ajror izraelit në Liban.
Ajatollah Ali Khamenei shpalli pesë ditë zie në Iran si përgjigje ndaj asaj që ai e quajti “martirizimi i Nasrallahut të madh”, duke e përshkruar atë si “një rrugë dhe një shkollë mendimi” që do të vazhdonte.
Khamenei shprehu ngushëllime për familjen e Nasrallahit, për frontin e rezistencës dhe për të gjithë komunitetin e shenjtë islamik.
Ai u shpreh se sulmet e frontit të rezistencës ndaj Izraelit “të rraskapitur dhe në rënie” do të bëhen “edhe më të fuqishme”.
“Nasrallah u vra ndërsa po angazhohej në planifikimin për të mbrojtur njerëzit e pafuqishëm të periferive jugore të Bejrutit dhe shtëpitë e tyre të shkatërruara”, ka shkruar Khamenei.
Mediat iraniane raportuan se një gjeneral i Gardës Revolucionare iraniane u vra gjithashtu në sulmet izraelite në Bejrut të premten./BBC