Vendosni fjalën kyçe....

Liverpuli ngec edhe në kampionat, pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve në rrezik


Liverpuli nuk ka mundur dot të shkojë më shumë se barazimi në fushën e Crystal Palace mbrëmjen e sotme duke mbetur diku në mesin e renditjes.

Pas humbjes turpëruese në mesjavë në Ligën e Kampionëve në fushën e tij ndaj Realit të Madridit 2-5, të besuarit e trajnerit gjerman Klopp ngecën e edhe në kampionat ku po bëjnë një sezon zhgënjyes.

Ata janë gjashtë pikë larg Totenhemit të vendit të katërt pasi treshja e kreut është ‘arratisur’ e kësisoj çdo gabim i largon edhe më shumë nga Liga e Kampionëve.