Presidenti polak Andrzej Duda tha të premten se Varshava i dorëzoi Ukrainës grupin e parë të tankeve Leopard 2.
“Kryeministri nuk mund të ishte këtu, ai shkoi në Kiev për të dwrguar tanket Leopard, të cilat janë grupi i parë i dorëzuar në Ukrainë,” tha Duda gjatë një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Në takim mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak, i cili gjithashtu konfirmoi dërgesat në Kiev.
Më herët gjatë ditës, kryeministri Mateusz Morawiecki udhëtoi për në kryeqytetin Kiev, ku u takua me homologun e tij ukrainas Denys Shmyhal dhe presidentin Volodymyr Zelenskyy.
Më 26 janar, Morawiecki njoftoi se Varshava do t’i dorëzonte Ukrainës 14 tanke Leopard 2A4.