Vendosni fjalën kyçe....

Familjarët e MalcomX padisin FBI-në e CIA-n lidhur me e ikonës së të drejtave civile


Familja e ikonës së ndjerë të të drejtave civile Malcolm X ka ngritur një padi duke kërkuar 100 milionë dollarë dëmshpërblim nga shteti i Nju Jorkut, CIA dhe FBI-ja për gjoja fshehjen e vrasjes së aktivistit në vitet 1960.

Vendimi u bë i ditur nga të afërmit e tij dhe avokatët e tyre në një konferencë për shtyp të martën.

Malcolm X u qëllua për vdekje më 21 shkurt 1965 ndërsa po përgatitej të mbante një fjalim në Organizatën e Unitetit Afro-Amerikan në një sale në Manhattan.

“Për vite me radhë familja jonë ka luftuar që e vërteta të dalë në dritë në lidhje me vrasjen e tij dhe ne do të donim që babai ynë të merrte drejtësinë që meriton,” tha Ilyasah Shabazz, vajza e tij, duke akuzuar agjenci të ndryshme qeveritare federale dhe shtetin e Nju Jorkut për fshehjen e provave se ata ‘konspiruan dhe ekzekutuan planin e tyre për të vrarë Malcolm X’.

“E vërteta për rrethanat që çuan në vdekjen e babait tonë është e rëndësishme, jo vetëm për familjen e tij, por për shumë ndjekës, shumë admirues…Dhe shpresojmë që procesi gjyqësor i këtij rasti më në fund do u japë përgjigje disa pyetjeve.”

Vrasja e Malcolm X fillimisht u lidh me tre anëtarë të organizatës ‘Kombi i Islamit’ – Muhammad Abdul Aziz, Khalil Islam dhe Thomas Hagan – të cilët të gjithë u akuzuan, u gjykuan dhe u dënuan për vrasjen.

Megjithatë, pasi kaluan mbi 20 vjet në burg, në nëntor 2021, Azizi dhe Islami u shfajësuan dhe iu dhanë 36 milionë dollarë për dënime të gabuara. Kjo ndodhi pasi zyrat e prokurorit të qarkut të Manhatanit zbuluan se prokurorët dhe FBI-ja kishin fshehur provat kryesore që do ddonin në lirimin e dy burrave.

Avokatët e familjes së Malcolm X kanë argumentuar se nëse qeveria kompenson Azizin dhe Islamin, atëherë duhet të paguajë edhe vajzat e aktivistit që ‘vuajtën më shumë nga atentati’.

Reuters raporton se Departamenti i Policisë së Nju Jorkut ka thënë se nuk do të komentojë mbi çështjet gjyqësore në pritje, ndërsa FBI dhe CIA ende nuk kanë dhënë një përgjigje.

Vrasja e Malcolm X ka qenë prej kohësh temë e një debati të nxehtë, me disa që dyshojnë se autoritetet federale kishin komplotuar për të vrarë aktivistin e shquar të të drejtave civile. Vrasja e tij ishte një nga katër atentatet kryesore në vitet 1960 në SHBA, që ndodhi vetëm dy vjet pas vrasjes së Presidentit John F. Kennedy dhe tre vjet para vrasjes së Martin Luther King Jr dhe Robert F. Kennedy.