Vendosni fjalën kyçe....

Rritet bilanci i koronavirusit në Maqedoninë e Veriut, 53 raste të reja dhe 5 viktima në 24 orë


Rritet bilanci i viktimave nga virusi vdekjeprurës COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.

Sipas mediave vendase gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 53 raste të reja të infektuara, duke e çuar kështu numrin në 483.

Ndërsa vetëm pesë viktima janë shënuar në 24 orë duke e çuar numrin total të personave që kanë humbur jetën në 17.

Ky është numri më i madh i vdekjeve, por edhe i rasteve pozitive brenda 24 orëve që kur vendi ynë është prekur nga koronavirusi. Po ashtu janë shëruar edhe 20 pacientë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *