Vendosni fjalën kyçe....

“Të gjithë po përgatiten për luftë, municonet po shiten si biskota” – Vuçiç


Industria ushtarake e Serbisë ka rritur prodhimin e armëve dhe municioneve për të plotësuar kërkesën në rritje të nxitur nga konflikti në Ukrainë, tha të martën presidenti Aleksandar Vuçiç.

Duke vizituar panairin e armëve IDEX në Emiratet e Bashkuara Arabe, Vuçiç tha se bota po përgatitet për luftë.

“Të gjithë kanë nevojë për municion. Të gjithë po blejnë gjithçka, çdo gjë që mund të bëjmë shitet”, tha Vuçiç.

“Unë nuk e di se si disa nga këto armë e municione nuk kanë përfunduar ende në fushat e betejës së Ukrainës.”

Kërkesa për armë si raketat për sistemet e lëshimit të shumëfishtë “Grad” është rritur me 70%, shtoi presidenti serb, duke vënë në dukje se Beogradi po kërkon të zgjerojë një pjesë të prodhimit të tij të municionit.

“Municionet po shiten si biskota”, tha Vuçiç.

Ai pretendoi se Rusia përdor 35,000 fishekë në ditë, dhe Ukraina rreth 16,000, të cilat mblidhen gjatë një viti. Serbia po përpiqet të mbajë të paktën një pjesë të pajisjeve për nevojat e veta, tha Vuçiç.

 “Ushtria dhe vendi ynë duhet të jenë të parët. Të paktën 30% e gjithçkaje të bërë në Serbi duhet të qëndrojë në Serbi,” u tha ai gazetarëve.

“Ne mund të shesim vetëm atë që mund të kursejmë. Të gjithë duan të luftojnë, të gjithë po përgatiten për luftë.”

Ai tha se Beogradi po importon gjithashtu gjithçka që mundet, duke përfshirë një ofertë për avionë luftarakë ‘Rafale’ nga Franca. Sipas Vuçiçit, një kontratë me Emiratet për dronët kamikaze duhet të nënshkruhet në fund të kësaj jave.

“Ne jemi të rrethuar nga vendet e NATO-s. Bosnje-Hercegovina nuk është anëtare, por trupat e NATO-s janë gjithashtu atje, si dhe në Kosovë”, tha presidenti serb.